E Diel, 1 Nëntor 2026

Conference League, faza e grupit/ Egnatia e nis me barazim

Egnatia e ka nisur me një barazim aventurën e fazës së grupit në Conference League, 1-1 përballë danezëve të Midtjylland. Në ndeshjen e luajtu në “Elbasan Arena”, që edhi për shikuesit në ekranin e RTSH1, danezët u tregua më kërkuese në minutat e para, por ishin rrogozhinasit që arritën të gjejnë rrugën e rrjetës.

Një krosim i Kryeziut nga e djathta e sulmit në minutën e 26-të është shfrytëzuar maksimalisht nga Gruda, i cili mposhti portierin Bakker me një gjuajtje me kokë. Megjithatë, skuadra e Midtjylland arriti të vendosë barazpeshën pas 7 minutash me një gol me kokë të shënuar nga Cho.

Në pjesën e dytë mundësitë për shënim nuk munguan deri në fund, me skuadrën daneze mjaft kërkuese, por rezultati mbeti i pandryshuar, barazim 1-1.

Ndeshjen e radhës në Conference League, Egnatia do ta luajë në transfertë ndaj Aarhus, më 22 tetor, në orën 21:00.

Egnatia- Midtjylland 1-1

Shënues: Gruda 26’/Cho 33′

90’+1 – Një mundësi e mirë për skuadrën rrogozhinase, por tri tentativat e sulmit janë neutralizuar nga mbrojtja daneze.

81’ – Danezët gjejnë rrugën e rrjetës, por goli është anuluar për një ndërhyrje të gabuar në dëm të portierit Dajsinani.

69’ – Moment i rrezikshëm në zonën e rrogozhinasve, por në momentin e fundit është Bitri që largon një top që dukej se do përfundonte në rrjetë.

63’ – Loukili bën gjithçka mirë nga e majta e sulmit duke shërbyer një top në zonë për Jaime, por goditja e këtij të fundit përfundon jashtë.

59’ – Iheanacho zbret rrezikshëm në zonën e rrogozhinasve, por Dajsinani e largon topin me këmbë.

54’ – Albanese tenton përsëri me një gjuajtje nga distanca, por Bakker është i vëmendshëm për të shmangur rrezikun.

52’ – Billing provon nga një goditje dënimi në një pozicion të favorshëm, por pa arritur të gjejë kuadratin.

47’ – Midtjylland e nis menjëherë në sulm pjesën e dytë, Iheanacho tenton të surprizojë Dajsinanin, por pa rezultat.

Mbyllet pjesa e parë në “Elbasan Arena” mes Egnatias dhe Midtjylland në barazim 1-1. Rrogozhinasit kaluan në avantazh me anë të Grudës 26’, ndërsa barazoi rezultatin Cho 33’.

43’ – Albanese bën gjithçka bukur në zonën e kundërshtarit, por goditja e tij është mjaft e lehtë për portierin Bakker.

39’ – Gol i anuluar për danezët, Cho dërgoi topi në rrjetë, por ishte në pozicion jashtë loje.

33’ – Danezët gjejnë golin e Barazimit, me Cho që shënon me kokë pas një aksioni nga e djathta e sulmit.

31’ – Reagojnë danezët me anë të Rajovic, por goditja e tij është pritur nga Dajsinani

30’ – Gruda tenton përsëri portën e danezëve, por goditja është qëndrore, e lehtë për portierin Bakker.

26’ – Goooool! Egnatia ka kaluar në avantazh në “Elbasan Arena”, autori i golit është Gruda, i cili shfrytëzoi maksimalisht një krosim të Kryeziut.

16’ – Adjessa ka një mundësi të mirë brenda zonës së skuadrës daneze, por e ka të vështirë ti japë topit forcën e duhur për të mposhtur portierin kundërshtar.

15’ – Guesung Cho tenton me një goditje nga distanca, porpërfundon  shumë larg portës së mbrojtur nga Dajsinani.

5’ – Kryeziu jep sinjalin e parë në portën daneze, mbrojtja largon topin në momentin e fundit.

4’ – Moment i rrezikshëm i skuadrës daneze në zonën rrogozhibnase, por Dajsinani tregohet i vëmendshëm duke evituar rrezkun.

Ka nisur sfida në “Elbasan Arena” mes Egnatias dhe Midtjylland, e vlefshme për fazën e grupit në Conference League.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›