E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baze: Zjarrëvënia për shkak të profesionit

Makina e gazetarit Mero Baze është djegur nga persona ende të paidentifikaur, duke u gdhirë dita e mërkurë. Rreth orës 03.00 të mengjesit Baze ka dëgjuar sirenën e makinës dhe menjëherë ka lajmëruar policinë e cila ka shkuar në vendngjarje. Vetë Baze ka thënë për mediat se ky akt është për shkak të profesionit. "Nuk mund të përcaktoj dot pista hetimi, se cili nga shkrimet e mia ka prekur autorët, kush është hakmarrë, por ato kanë lidhje me shtetin dhe politikën. I takon prokurorisë të mbajë qëndrim të paanshëm gjatë hetimeve e t'i shkojë deri në fund ngjarjes", tha ai. Ndërkaq policia e Tiranës bën të ditur se ka nisur në vendngjarje ekspertët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›