E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani:"Qeveria nuk ka djegur makinën e Bazes"

Zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gert Bogdani ka rrëzuar akuzat e Edi Ramës, sipas të cilave gazetarit Mero Baze, qeveria i ka djegur makinën."Partisë Demokratike hedh poshtë me përçmim akuzat e Edi Ramës, sipas të cilave gazetarit të një gazete afër tij, të cilën Rama e bleu pas zgjedhjeve të vitit 2005, qeveria i ka djegur makinën", u shpreh ai. Nëpërmjet një deklarate për shtyp "Partia Demokratike dënon çdo akt ndaj çdo botuesi apo gazetari në vend dhe u kerkon autoriteteve kompetente të gjejnë shkaktarët e vërtetë". PD-ja ka sulmuar kryetarin e PS-së, Rama duke i quajtur "primitivitet të pacipë të Edi Ramës akuzat se makina e gazetarit afër tij është djegur për qëllime politike. "E ftojmë Ramën të organizojë një miting proteste në mbrojtje të fjalë së lirë ashtu siç organizoi mitingun për të shpallur të aksidentuarin një të egzekutuar politik", përfundon deklarata e zëdhënësit të PD-së, Gert Bogdani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›