Beastie Boys paditen për vjedhje këngësh

Vetëm një ditë para ikjes përgjithmonë nga skena muzikore të këngëtarit Adam Yauch, kompania Tuf America, e cila përfaqëson grupin Trouble Funk ka ngritur padi ndaj grupit legjendar Beatsie Boys, duke e akuzuar këtë të fundit për vjedhje të materialeve, njofton gazeta ‘The Guardian’.
Sipas përfaqësuesve të Tuf America, ‘diskutabile’ janë këngët e Beatsie Boys
"Hold it Now Hit it" dhe "The New Style", të cilat ndodhen në albumin "Licensed to Ill". Sipas paditësve, këto këngë në fakt janë kopje të këngës së vitit 1982 "Drop the Bomb", të grupit Trouble Funk.
Në padi thuhet edhe jo se Beastie Boys shfrytëzuan edhe disa pjesë të këngës “Say What”, të po këtij grupi, në këngën ‘Shadrach”, e cila është pjesë e albumit "Paul's Boutique”.
Përveç grupit, kompania Tuf America ka paditur edhe shtëpinë diskografike Capitol Records.
Grupit Beatsie Boys i shkon për shtati fakti se ligjet për “vjedhje” janë miratuar pas publikimit të dy albumeve diskutabile.