E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Beci: 10 milionë euro për ndërtimin e rrugës Harku i Bërdicës-Ura e Bahçallëkut

TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ Rruga nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallëkut është një nga projektet transformuese për hyrjen në Shkodër.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës u takua sot me banorë e zonës, të cilët janë përfituesit e parë të këtij investimi prej 10 milionë eurosh nga ARRSH dhe qeveria Shqiptare, duke i njohur ata me detajet teknike të projektit.

Ky projekt parashikon ndërtimin e një rruge me 4 korsi dhe ndërtimin e një ure të dytë mbi Drin paralel me urën ekzistuese, e cila do ta zgjidhë problematikën e trafikut në këtë segment rrugor.

“Ky investim shënon fillimin e një faze të re transformimi për Shkodrën”, tha Beci. /j.p/

1 nga 6

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›