E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Qose: Iniciativa rehabilituese për të burgosurit në IEVP Korçë

TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vijon politikën riintegruese dhe risocializuese në trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve, duke ndjekur standardet ndërkombëtare në sistemin penitenciar.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ndau sot në rrjetet sociale pamje nga IEVP Korçë, ku filmat po bëhen pjesë e procesit rehabilitues.

“Përmes shfaqjeve të përzgjedhura me mesazhe pozitive, të burgosurit gjejnë hapësirë për reflektim, edukim dhe lidhje me botën e jashtme”, u shpreh Qose.

Rehabilitimi dhe riintegrimi i individëve në shoqëri mbetet qëllimi kryesor i politikave të ndjekura në sistemin penitenciar.

Sistemi i paraburgimit dhe dënimit në Shqipëri është nën monitorimin e vazhdueshëm të Avokatit të Popullit dhe Mekanizmit Kundër Torturës, organizatave të shoqërisë civile, por dhe të organizmave evropiane dhe ndërkombëtare që monitorojnë respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

1 nga 3

/m.m/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›