E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Beci: Investitorët austriakë interes për resort skish në Alpet shqiptare

TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ Investitorët austriakë vlerësojnë potencialin për resort skish në Alpet shqiptare në qarkun e Shkodrës.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Bent Beci zhvilloi sot një udhëtim pune në Alpe me Peter Schröcksnadel, një nga investitorët e resorteve austriake më me zë në këtë fushë, në Austri e Zvicër, si edhe zv.president i Komitetit Olimpik në Austri.

Ata u shoqëruan edhe nga presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli.

Ata vizituan disa pika në Shalë dhe Theth për të parë mundësinë e investimeve për pista skish.

“Një udhëtim i bukur pune me investitorë austriakë për të vlerësuar potencialin për resort skish në Alpet magjike shqiptare në Shkodër”, u shpreh Beci.

Ai falënderoi kreun e KOKSH, Fidel Ylli për organizmin e kësaj vizite.

1 nga 16

/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›