Beci: Prioriteti im, nxitja e sipërmarrjes së të rinjve

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Shkodrës, Benet Beci ka deklaruar se prioritet i tij janë nxitja e sipërmarrjes për të rinjtë. Deklarata e Becit u bë gjatë debatit mbi Përballjen e Ofertave Politike të organizuar nga “Intelektualët e Rinj Shpresë”.
Kandidati për kryebashkiak deklaroi se koncepti i tij i punës është bashkëpunimi, ç’ka për të ka rezultuar dhe si çelësi i suksesit.
Ndërkaq, Beci tregoi edhe disa projekte për zhvillimin infrastrukturor, ndërsa në përfundim firmosi kontratën sociale me organizatën “Intelektualët e Rinj Shpresë”.
/rtsh.al/