Beci me fituesit e Festivalit të RTSH-së: Mundësi e shkëlqyer për të promovuar Shkodrën në arenën ndërkombëtare

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka pritur sot në ambientet e bashkisë së këtij qyteti, fituesit e Fest63, grupin “Shkodra Elektronike”.
“Me Beatriçen dhe Kolën, që me Shkodrën Elektronike na bënë krenarë të gjithëve! Kënga e tyre fantastike dhe interpretimi i jashtëzakonshëm bashkuan të gjithë shkodranët për ta mbështetur Shkodrën në Eurovision. Një emocion i papërsëritshëm dhe një mundësi e shkëlqyer për të promovuar Shkodrën në arenën ndërkombëtare. I sigurova artistët për mbështetje të pakursyer në mënyrë që përfaqësimi i tyre në maj, në Basel të Zvicrës, të jetë dinjitoz. Aty do të jenë sytë dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Beci në një postim në rrjetet sociale.
Grupi “Shkodra Elektronike” ishte fitues i këtij edicioni me këngën “Zjerm”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025. Ky grup mori 143 pikë, duke siguruar vendin e parë dhe mbështetje të madhe nga publiku dhe juria. Elvana Gjata u rendit e dyta me këngën “Karnaval” dhe 135 pikë, ndërsa Alis mori çmimin e tretë me këngën “Mjegull”, duke marrë 59 pikë.
1 nga 10/a.f/