E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckenbauer: Bayern ta shtrengoje Ribery-ne

Franz Beckenbauer kerkon ta mbaje me cdo kusht lojtarin francez, Franck Ribery tek Bayern Munchen.

Presidenti i nderit te skuadres bavareze, ndryshe nga tekniku Van Gaal qe la te hapur mundesine e shitjes se tij, nuk eshte i te njejtit mendim. “Tani jam president honorifik dhe i shikoj gjerat me nga jashte, por nje gje eshte e sigurt, duhet te bejme cdo perpjekje per te mbajtur ne skuader Ribery”, thekson “Kaizeri” ne nje interviste per “Welt am Sonntag”.

Ne vijim, ai nuk ka kursyer asnje levdate per sulmuesin francez, duke thene se eshte nje lojtar i shkelqyer dhe shume i rendesishem per Bayern Munchen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›