E Diel, 1 Nëntor 2026

Baloteli te Milan? Rajola mohon zerat

Menaxheri i Mario Balotelit, Mino Rajola, duke dale prej zyrave te Milanit ne rrugen “Turati”, ka mohuar zerat per nje kalim te mundshem te sulmuesit te Interit tek Milani.

Menjehere i pyetur prej gazetareve italiane mbi zerat e nje kalimi te mundshem te Balotelit tek Milani, Rajola u pregjigj se ndodhej aty per sulmusin e Interit, duke deklaruar se eshte menaxher edhe I lojtareve te tjere.

“Mos filloni tani. Nuk fola me Milanin per Balotelin. Jam perfaqesues edhe i lojtareve te tjere. E dija qe sapo te zbrisja keto shkalle, ju gazetaret do te me adresonit te tilla pyetje, por nuk ka asgje te vertete”, deklaroi Rajola pas daljes prej zyrave te kuqezinjeve milaneze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›