E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA akuza 12 ushtareve per vrasje ne Afganistan

Dymbedhjete ushtare amerikane jane akuzuar per krime te kryera ne Afganistan qe variojne nga vrasja e civileve e deri tek ruajtja e pjeseve te trupit si trofe lufte. Keto veprime sipas Pentagonit kane demtuar imazhin e amerikes ne bote.

Ushtaret e kembesorise ishin vendosur ne provincen e Kandaharit nje vit me pare ndersa vrasjet per te cilat ata akuzohen kane ndodhur mes janarit dhe marsit thane prokuroret.

Sekretari per Shtypin i Pentagonit Geoff Morrell ka thene se edhe nese akuzat provohet te jene te paverteta kjo nuk e cben demin qe ato i kane shkaktuar imazhit te forcave amerikane ne bote.

Morrell refuzoi te komentonte detaje per akuzat pasi ato ndodhen ende nen hetimin e gjyqit ushtarak.

Pese ushtare u akuzuan ne korrik per vrasjen e tre afganeve ne provincen e Kandaharit por fakte te reja ne media tregojne se shtate te tjere jane te perfshire ne keto ngjarje madje edhe jane perpjekur te fshehin krimin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›