Beckham: Na mposhti Messi

Ylli anglez i PSG-së, David Beckham ka deklaruar se futja e Lionel Messit në lojë ka bërë që skuadra e tij të eliminohet nga Liga e Kampionëve.
"Përgëzoj Barcelonën për kualifikimin. Mendoj se futja e Messit e bëri diferencën. Unë pas ndeshjes shkova për të përqafuar Messin sepse është lojtar unik. Kur ai u fut, Barcelona mori zemër dhe na eliminoj pavarësisht se luajtëm mirë" deklaroj Beckham./Indeksonline/