E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria më e mirë ndonjëherë, fluturon në FIFA

Kombëtarja Shqiptare ka marrë rënditjen rekorde në FIFA për muajin prill duke arritur rënditjen më të lartë ndonjëherë. Shqipëria e De Biasit është rënditur në vendin e 48-të në FIFA.

Në rënditjen e publikuar sot, Shqipëria ka 596 pikë, duke lënë prapa përfaqësuese si Uellsi, Bullgaria, Sllovakia, Israeli e Kameruni.

Fitorja e madhe në Oslo me Norvegjinë dhe debakli i shkaktuar Lituanisë ka bërë që Shqipëria të ketë këtë rankim rekord në FIFA./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›