E Diel, 1 Nëntor 2026

Beckham: Nuk largohem nga Galaxy"Nuk largohem nga SHBA-të”, është shprehur për mediat ylli i futbollit anglez

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – David Beckham ka shokuar drejtuesit e ekipit italian të Milanit me deklaratën e tij të fundit se nuk largohet nga Los Angeles Galaxy. “Nuk largohem nga SHBA-të”, është shprehur për mediat ylli i futbollit anglez, i cili ka shkuar deri në finalen e kampionatit amerikan të futbollit me skuadrën ku militon. Beckham luajti për disa muaj tek Milan gjatë sezonit 2008-2009, një çështje që u kthye në sherr midis dy skuadrave pasi italianët donin ta mbanin mesfushorin në ekip. Duket se dhe në merkaton e muajit janar Milan do të has vështirësi, por nga ana tjetër nëse Beckham do të bëhet pjesë e kombëtares, e ka të qartë deklaratën e Kapelos se kjo ëndërr realizohet vetëm duke luajtur në Evropë.

Numri i klikimeve - 183
  E Premte, 20 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›