E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri, Pelegrini fal GutinTrajneri i “Los Blancos” ka pranuar konfliktin që ekzistonte mes tyre

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Timonieri i Realit të Madridit, kiliani Manuel Pelegrini, ka falur mesfushorin e skuadrës, Guti Hernandez për gjestin e tij gjatë ndeshjes së vlefshme për Kupën e Mbretit ndaj Alcorcon, e humbur 4-0. Në një konferencë për shtyp trajneri i “Los Blancos” ka  pranuar konfliktin që ekzistonte mes tyre, por tha se gjendja nuk ishte e përkeqësuar saqë Guti të largohej. “Penalizimi i Gutit përfundoi, por ai është i dëmtuar dhe për këtë shkak nuk është aktivizuar në katër ndeshjet e fundit”, tha Pelegrini. Më tej ai sqaroi median se kishte parë të arsyeshme të ndëshkonte mesfushorin, por jo që ta largonte fare nga skuadra.

Numri i klikimeve - 185
  E Premte, 20 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›