Beckham, gati rikthimi në Real?

David Beckham shumë lehtë mund të rikthehet në Real Madrid. Sipas mediave spanjolle dëshira e Florentino Perezit është që ylli i LA Galaxyt të rikthehet në Madrid.
Beckham ka konfirmuar largimin nga Galaxy pas finales që do të zhvillojë me Houston, ndërsa shumë skuadra janë të interesuara për të. 37 vjeçari anglez nëpërmjet agjentit të tij ka konfirmuar interesimin e Realit.
Në janar mund të arrihet zyrtarizimi I rikthimit të tij në Real, ndërsa për të janë të interesuara shumë skuadra nga Evropa e Azia./indeksonline/