E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckham krenar me paraqitjen e 109-të

Mesfushori i LA Galaxy, i cili është i huazuar tek Milani deri në fund të sezonit, David Beckham, është i ngazëllyer pas paraqitjes së 109-të me kombëtaren angleze, në fitoren e mbrëmshme prej 4-0 ndaj Sllovakisë. "Vërtet nuk mund të besoj. Është diçka të cilën gjithmonë e ëndërroni kur jeni fëmijë, të luani për Anglinë. Të arrish një numër të tillë paraqitjesh dhe të qëndrosh mbi Bobby Moore, një legjendë e futbollit anglez, është emocionuese. Kjo do të thotë shumë", ka thënë Beckham. "Momentet e tilla të bëjnë të ndjehesh i vlerësuar. Gjatë gjithë karrierës të luash në Wembley dhe të luash për vendin tënd. Kam arritur 109 ndeshje dhe jam krenar për këtë", ka shtuar mesfushori.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›