E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu i Fildishtë, 22 tifozë të vdekur nga shembja e murit

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën në stadiumin Houphouet-Boigny të Abidjan dhe 130 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shembjes së një muri ndarës pas përfundimit të ndeshjes mes Bregut të Fildishtë dhe Malaëis e cila përfundoi me rezultatin 5-0 në favor të vendasve. Ndeshja ishte e vlefshme për eleminatorët e Botërorit 2010. Shembja e parpitur e një muri ndarës ka shkaktuar zhvendosjen e menjëhershme të spektatorëve të cilët po ndiqnin ndeshjen. Në këto momente policia ka përdorur gazin lotsjellës duke i bërë që tifozët të largoheshin me vrap dhe duke shkaktuar kaos. Shaku i shembjes së murit ka qenë grupi i tifozëve të cilët kishin mbetur pa biletë dhe kërkonin të hynin me çdo kusht në stadium duke prishur muret ndarëse. Në këto momente policia për të shpërndarë turmën e tifozëve përdori gazin lotjsjellës duke shkaktuar një lëvizje kaotike e cila rëndoi tragjedinë. Në stadiumin i cili ishte projektuar për 35 mijë spektatore gjendeshin gjatë ndeshjes rreth 50 mijë tifozë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›