E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckham prane Tottenhamit

David Beckham eshte fare prane rikthimit ne Premier Ligen pasi besohet se Tottenhami eshte prane arritjes se marreveshjes me LA Galaxy per huazimin e superyllit anglez.

Beckham ka insistuar kohet e fundit se nuk ka ndermend te rikthehet ne Evrope mirepo sipas miqve te tij kjo do te ndodhte vetem nese ndonje ekip i top katershes do te bente oferte per te.

Nje kalim te Manchester City per Becks eshte nje utopi ndersa rikthimi te United nje enderr e parealizueshme. Keshtu Chelsea Arsenal dhe Tottenhami mbeten opsionet per superyllin anglez ndersa mediat tashme kane filluar te spekulojne se Spursat jane me prane yllit te LA Galaxy.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›