E Diel, 1 Nëntor 2026

Hanoveri i Altin Lales i treti ne Bundeslige

Hanoveri i Altin Lales ne stol regjistroi nje fitore te cmuar 2-1 ne transferte kunder Borusias se Menshngladbahut. Majkell Bredlej u dha vendasve nje avantazh surprize ne minuten e 18-te por Hanoveri u kunderpergjigj me dy gola brenda dy minutash ndaj skuadres qe mbyll renditjen e Bundesliges. Majk Hanke shenoi ne minuten e 73-te perpara se Didier Ja Konan te kompletonte fitoren ne te 75 per ta cuar skuadren e tij ne vendin e trete ne Bundeslige me dy pike me pak se Mainci i vendit te dyte. Eintrahti i Frankfurtit fitoi 2-1 ndaj Maincit te vendit te dyte ne perplasjen midis tyre ne Commerzbank Arena. Frankfurti shenoi i pari me ane te mbrojtesit Marko Rus ne minuten e 35-te perpara se Mainci te barazonte me fund te pjeses se pare me nje penallti te realizuar nga Andre Shurle. Frankfurti e siguroi fitoren po me penallti kur Teofanis Gjekas ne minuten e 84-te per ta cuar ekipin ne vendin e nente. Demba Sise i dha tri pike te cmuara Frajburgut ne fitoren 1-0 ndaj Hamburgut. Sise shenoi golin e tij te dhjete sezonal. Shtutgardi i dha fund serise se tij me dy humbje rrhest duke barazuar 1-1 me Hofenhajmin ne Mercedes Benz Arena. Sejad Salihovic shenoi golin e avantazhit per vendasit ne minuten e 11-te por Martin Harnik barazoi ne minuten e 34-t. Hofenhajmi u detyrua te luante me dhjete lojtare pas kartonit te kuq te marre nga mbrojtesi ganez Isak Vorsah ne minuten e 41-te. Perplasja midis Volfsburgut dhe Verder Bremenit perfundoi pa gola pavaresisht se te dyja skuadrat humben secila nga nje penallti. Torsten Frigns i Verder Bremenit gaboi ne minuten e 74-t nderkohe qe Edin Xheko humbi shansin e tij nga pika e bardhe ne minuten e 77-te.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune 04 Dhjetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›