E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckham serish me i pasuri ne Angli

David Beckham vazhdon te mbaje fronin e futbollistit me te pasur te Anglise edhe pse karriera e tij futbollistike eshe ne perendim.

Sipas revistes FourFourTwo mesfushori i Los Angeles Galaxy ka rreth 60 milione sterlina diference nga Michael Owen. Gjithsesi David duhet tia dije per nder edhe bashkeshortes Victoria e cila kontribuon me linjen e modes. 100 milionet e ketij viti kane nje renie krahasuar me nje vit me pare kur ata numeronin 25 milione me shume.

Nderkohe Owen eshte i dyti ne liste me 40 milione. Vendin e trete e mban nje tjeter lojtar i Manchester United Rio Ferdinand. Hegjemonine e United e thyen Sol Campbell i Newcastle me 31 milione i ndjekur nga Ryan Giggs. Surpriza vjen nga vendi i gjashte ku ndodhet Wayne Rooney me 25 milione ndersa 3 milione me pak numerojne Steven Gerrard dhe Frank Lampard.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›