Duam te shenojma gola ekipin e vendosi Kuzhe
TIRANE- Keshtu ndryshimi i madh ne krahasim me ndeshjet e shkuara eshte lenia ne stol e Ervin Bulkut prej kohesh nje futbollist stabel ne perfaqesuese. Ne porte do te jete i zakonshmi Arjan Beqaj ndersa para tij Vangjeli Dallku Cana dhe Agolli. Ne mesfushe Andi Lila do te zere vendin e Bulkut nder tre te tjeret jane Duro Muzaka dhe Skela. Ne sulm do te luaje dyshja Bogdani-Salihi qe tashme duket e padiskutueshme. Persa i perket Bulkut po ju them se une kam ne dispozicion vetem 10 lojtare pervec portierit - tha Mustedanagic ne konferencen per shtyp. ndash Kete e vendosi trajneri Kuzhe dhe jo une. Une jam ndihmesi dhe nuk bej dot asgje kunder vullnetit te tij. Bulku eshte i jashtezakonshem por ne stol kane qendruar edhe Duro Salihi Muzaka. Mustedanagic eshte i bindur se Shqiperia ka shanse te triumfoje ne takimin e sotem edhe pse perballe do te kete nje skuader shume te veshtire. Bosnja luan ne sulm por ne luajme ne shtepi. Nuk kemi shume arsye per te humbur dhe do te sulmojme hapur. Ndeshjet luhen qe te fitohen dhe ne do te kerkojme te shenojme gol sa me shpejt deklaroi ndihmesi i Kuzhe. Mustedanagic pranoi se gjate kesaj jave ka lexuar shume shkrime per te ne gazetat boshnjake. Une kam qene nje person i dashur per gazetaret ne ish-Jugosllavi. Keto dite ne fakt kam lexuar shume gjera ne internet - thote ai. ndash Por nga gazetat kam marre edhe shume informacione te nevojshme mbi perberjen. Bosnja ka sulmin repartin me te mire dhe shpesh sulmon me 6-7 futbolliste. Ne kete menyre nuk duhet te leme hapesira. Por sic kane sulmin te fuqishem mbrojtja e tyre eshte pjesa me e dobet deklaroi Xhemal Mustedanagic.
e.n/A.Latifi/BalkanWeb
e.n/A.Latifi/BalkanWeb