E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckham 'shpëtoi' Anglinë?

David Beckham thuhet të ketë ndërhyrë në një grindje mes Steven Gerrard dhe John Terryt, që rrezikoi ndarjen e kampit anglez para se të fillonte ndeshja ndaj Gjermanisë.
Sipas një publikimi të "The Sun", Gerrard kishte përkrah tij bashkëlojtarin te Liverpooli, Jamie Carragher, ndërsa në anën tjetër ishte Terry.
Dyshja e Liverpoolit është mërzitur shumë me Terryn, kur panë se ky i fundit i thirri futbollistët në një grumbullim. Kjo është parë si një sfidim i drejtpërdrejt të rolit të Gerrard si kapiten, ndërsa grindja ka rrezikuar përçarjen e shtabit anglez, derisa ndërhyri David Beckham për t'u mbajtur një fjalim dhe për ta qetësuar situatën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›