E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruksel, gjenerali Petraeus takohet me zyrtarë të NATO-s


Gjenerali David Petraeus, komandant i ri i forcave amerikane dhe i atyre të NATO-s në Afganistan, do të takohet sot me zyrtarë të NATO-s në Bruksel, para se të niset për në Kabul. Një ditë më parë, senati amerikan konfirmoi vendimin që gjenerali Petraeus të zëvendësojë gjeneralin Stanley McChrystal, të cilin presidenti Obama e shkarkoi për shkak të komenteve negative lidhur me zyrtarët më të lartë amerikanë në një artikull reviste.
Gjenerali Petraeus është komandanti i tretë amerikan i forcave në Afganistan, prej vitit 2009, kur Barak Obama mori postin e presidentit. Të martën, Petraues paralajmëroi Komitetin për Forcat e Armatosura në Senat, duke thënë se situata e sigurisë në Afganistan është e ndjeshme.
Gjenerali, i cili më herët ka drejtuar luftën në Irak, tha se ai do t'u përmbahet rregullave të angazhimit, të cilat u kritikuan mjaft për shkak të rritjes së numrit të viktimave në radhët e civilëve në Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›