Beckham, tek Milani për gjashtë muaj

David Beckham do të kthehet përsëri tek skuadra e Milanit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kuqezi në faqen e vetë të internetit. "Milani dhe kampioni anglez do u dhurojnë tifozëve gjashtë muaj të tjerë të një aventure të bukur", thuhet në website.
Administratori i deleguar Adriano Galliani ka komentuar se "Jemi shumë të kënaqur të kemi me fanelën kuqezi Backham pas eksperiencës se shkëlqyer të sezonit të shkuar.
"Jemi të sigurtë që kjo periudhë në Evropë do të ndihmojë lojtarin të marrë pjesë në kampionatet e ardhshëm të botës dhe të vazhdojë karrierën me Los Angeles Galaxy, tek të cilët shkon falenderimi ynë për disponibilitetin e treguar" theksoi Galliani.