A/H1N1 Vasili: Në dhjetor do nisë vaksinimi

Megjithëse e gjithë bota po përjeton përhapje me hapa galopandë të virusit A/H1N1, në vendin tonë kemi situatë të qetë dhe asnjë rast të ri. Ndërkohë vaksina kundër këtij virusi do të jetë në treg në muajin dhjetor. Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili është shprehur se momentalisht nuk ka te prekur te rinj me virusin AH1N1 dhe se gjendja është e normalizuar ,sipas tij krahasuar me gjendjen në vendet e tjera kjo situatë ka lidhje me masat që janë marrë në kohë të hershme. Ndërkohë ministri i Shëndetësisë ka thënë ajo do të jetë në vendin tonë në fillim të muajit dhjetor.
Për sa i përket disiplinës në spitale gjatë komisionit të Shëndetësisë ministri u shpreh se nuk do të lejohet më asjnjë pacient të shoqërohet ne spital nga më shumë se një person. Gjithashtu ministri u shpreh se në vitin 2010 do të ketë shumë investime në paisje për spitalet e vendit.