E Diel, 1 Nëntor 2026

Bedri Hamza jep dorëheqje të parevokueshme si kryetar i PDK-së

PRISHTINË, 21 tetor/ATSH/ Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, në konferencën e sotme për media ka paraqitur dorëheqjen. Në konferencë ai tha se 16 shtatori ishte dita më e rëndë në jetën e tij por edhe për shtetin e Kosovës. Vendimin e Gjykatës Speciale, Hamza e ka cilësuar si padrejtësi ndaj krerëve të UÇK-së. Hamza tha se ka bërë përpjekje që secili ta ketë vendin e vet në parti dhe as nuk e ka ndërruar asnjë strukturë të partisë.

Hamza tha se vendimi për dorëheqje është i mirëmenduar. Ai tha se nuk po largohet nga PDK-ja por vetëm nga pozita e kryetarit. Hamza u shpreh se ka shpresuar se do të mund të ua dorëzonte këtë pozitë krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli, por sipas tij, 16 shtatori e bëri këtë shpresë më të largët. Ai tha se PDK-ja do të vazhdojë të angazhohet për drejtësi dhe lirimin e krerëve të UÇK-së. /KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›