E Shtunë, 31 Tetor 2026

Befasitë e Tunës

Këngëtarja Altuna Sejdiu, ka kohë pa publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, që nga videoklipi i këngës "I asaj". Kjo video bëri bujë të madhe gjatë vitit të kaluar, duke arritur rekord shikueshmërie në You Tube.

Tuna, e cila në muajt e fundit është e angazhuar si anëtare jurie në garën për talentë në muzikë "X Factor Albania", ka filluar punën në realizimin e materialeve të reja muzikore.

"Kam disa befasi për ju, së shpejti!'", ka shkruar në rrjete sociale këngëtarja, e cila krahas të qenurit mentore në "X Factor", vazhdon të jetë e angazhuar në mbrëmje të ndryshme muzikore, kudo që jetojnë shqiptarët. Mes koncerteve të konfirmuara, është ai më 9 shkurt, që Tuna do e mbajë në Austri. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›