"Justin Bieber ka dëgjuar shumë për Kosovën"

Afërdita Dreshaj, prej disa muajsh po qëndron në Amerikë, pasi atje po punon me "Next Modeling Agency”, një agjenci prestigjoze mode. Një punë e cila veç perfitimeve në karrierën e saj, së fundmi i ka dhënë edhe një mundësi për të qenë më afër personave të famshëm në mbarë botën. Teksa ka qenë në Majami, ajo ka gjetur rastin të takojë këngëtarin me famë botërore Justin Bieber.
"E kam takuar këngëtarin e ri në një party, rastësisht. Unë këto kohë jam duke punuar në Miami si pjesë e modeleve të agjencisë “Next model agency” dhe Justin kishte një koncert këtu. Mbas koncertit u organizua një “After party” ku isha edhe unë e ftuar," ka treguar Dreshaj për "Mapo".
Ajo ka treguar përshtypjet e saj për këngëtarin që e ka takuar nga afër, duke thënë: "Një djalosh shumë simpatik. I ëmbël dhe i dashur dhe një person shumë i thjeshtë, edhe pse është idhulli i qindra adoleshentëve në mbarë botën." "Sigurisht që i thashë origjinën time në ato pak minuta që folëm. Më tha se kishte dëgjuar shumë për Shqipërinë dhe Kosovën", ka shtuar tutje modelja, duke treguar se fotografite nuk ishin te lejuara në ate “after party”. Sipas saj, atyre madje u është dashur t’i lënë telefonat në shtëpi./Indeksonline/