Befasohen Napoli dhe Roma

Napoli nuk ia ka dalur që t`i afrohet edhe më shumë Milanit në tabelën e Serie A, pasi është mposhtur në transfertë te Chievo, ndërdsa Roma nuk bëri më shumë se një barazim ndaj Brescias në shtëpi.
Fitorja e Chievos me plotë kuptimin e fjalës është befasi, pasi Napoli po kalonte nëpër formë perandorake. Megjithatë, kështu nuk mendoi Moscardelli (20’) që me ndihmën e Pellisierit fenomenal arriti t`u dhurojë vendasve epërsinë e parë.
Në pjesën e dytë u vulos humbja e napolitanëve me anë të Gennaro Sardot (50’) që shënoi për 2-0 dhe nokautin e Napolit.
Roma në takimin tjetër nuk arriti t`i bëjë ballë asistimit të shqiptarit Përparim Hetemaj. Marco Boriello së pari kaloi në epërsi romakët (58’), para se Përparim Hetemaj t`i ndihmojë Ederit (69’) për të barazuar rezultatin në 1-1.
Napoli mbetet në pozitën e dytë me 43 pikë, ndërdsa Roma "forcon" lehtë pozitën e katërt me 39 pikë, para se Interi ta ketë rastin ndaj Barit të enjtën për t`u ngjitur në pozitën e tretë.