E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionohet Gary Neville

Mbrojtësi legjendar i Manchester Unitedit, Gary Neville, i ka dhënë fund karrierës si futbollist aktiv.

Neville iu bashkëngjit Unitedit në vitin 1991 dhe i qëndroi besnik skuadrës në të cilën kaloi 20 vite të karrierës së tij.

36-vjeçari është paraqitur 602 herë me fanellën e Manchester Unitedit, ndërsa gjatë kësaj periudhe ka shënuar vetëm shtatë gola, duke qenë se ai ishte mbrojtës.

Gjatë qëndrimit te Djajtë e Kuq, Neville e ka fituar Ligën e Kampionëve, tetë tituj të Premier Ligës, tre Kupa FA, dy Kupa të Ligës, Kupën Ndërkombëtare dhe Kupën e Botës për Klube. Nga viti 2005 ishte kapiten i Manchesterit.

Me kombëtaren e Anglisë është paraqitur nga viti 1995 deri në vitin 2007, ka luajtur në dy Kampionate Botërore (1998 dhe 2006) dhe në tre Kampionate Evropiane (1996, 2000 dhe 2004).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›