Befason Tajsoni: Dua te ndihmoj Gaiskonin
Majk Tajson vrapon ne ndihme te Pol Gaiskonit: thene keshtu mund te duket nje shaka, por e tille nuk eshte. Ish-kampioni i botes i peshave te renda, ka dale vullnetar qe te ndihmoje Gaiskonin per te kaluar veshtiresite qe ka me alkoolin. Kohet e fundit, ish-gjeniu i futbollit anglez, eshte shtruar ne nje klinike psikiatrike, pas nje krize te forte depresive. Etapa e fundit e nje renie te lehte dhe konstante gjate viteve te mbushura me alkool, droge dhe ilace te forta. Parabola e trishte e ish-idhullit te tifozerise se Lacios nuk e ka lene indiferent Tajsonin, qe i ka kerkuar te takohet muajin e ardhshem, kur do te udhetoje ne Angli per nje seri konferencash. "E njoh Gazzen dhe ndiej se mund ta ndihmoj. Shume kampione sportive kane vuajtur ne jeten e tyre private, edhe mua me ka ndodhur, prandaj dua ta ndihmoj. Ne vitin 2005 e kam bere kete gje me Runin, kur ai ishte depresiv", ka deklaruar Tajson.