"Ligjet" miratojne proporcionalin rajonal

Ndryshimet ne Kushtetute percajne mazhorancen e djathte. Ne oret e vona te mbremjes, deputetet ne Komisionin e Ligjeve arriten te bien ne konsensus parimisht per proporcionalin rajonal me lista te mbyllura, te propozuar nga Partia Socialiste, procedurat e zgjedhjes se Presidentit dhe per mandatin e Prokurorit te Pergjithshem. Komisioni ra dakord te kufizoje ne pese vjet mandatin e Prokurorit te Pergjithshem. Si dhe vleresoi variantin e PS-se, si me te duhurin per zgjedhjen e Presidentit. Varianti i selise roze eshte: 2 raunde me 3/5. Raundi i trete me 70+1, dhe raundi i katert ne popull.
Deputetet e djathte devijuan dje nga qendrimi i grupit, per ndryshimin e nenit 87, qe percakton procedurat e zgjedhjes se Presidentit. Shumica ne Komision ra dakord me variantin e selise roze per sa i perket zgjedhjes se Presidentit. Procedura e zgjedhjes do te zgjase ne nje periudhe 90-ditore, para mbarimit te mandatit te kreut te shtetit. Keshtu, me konkretisht, Komisioni me shumice votash dhe me abstenimin e 4 socialisteve, votoi zgjatjen e mandatit te Kryeprokurorit me 5 vjet me te drejte rizgjedhjeje. Ne kete menyre u refuzua propozimi i deputetit Dashnor Sula, i cili propozoi nje mandat 7-vjecar per Prokurorin pa te drejte rizgjedhjeje dhe ate te socialistit Besnik Dervishi, per perfshirjen e kufizimit te mandatit ne ligjin organik te Prokurorit te Pergjithshem. Po ashtu, deputetet shfuqizuan nga Kushtetuta nenet per KQZ-ne. Kunder ketij neni votuan deputeti i PBDNJ-se, Spiro Peci dhe socialistet Besnik Dervishi dhe Blendi Klosi. Me shumice votash kryesisht te deputeteve PD-PS-se, gjate mbledhjes se djeshme te komisionit, eshte votuar per sistem proporcional rajonal me lista te mbyllura, per mandatin e Presidentit dhe te Prokurorit, si dhe shkrirjen e KQZ-se.
Por, kunder propozimit votuan deputetet te djathte, duke reflektuar qarte debatet brenda partise per kete ceshtje. Kunder votuan deputetet e PD-se, Pal Dajci, Sali Shehu, Dashnor Sula, si dhe Spiro Peci i PBDNJ-se. "Kjo eshte nje procedure qesharake. Eshte e pamundur qe Presidenti te zgjidhet me nje shumice te thjeshte votash. Po bini ndesh me Kushtetuten", u shpreh Sali Shehu. Po keshtu dhe Pal Dajci e Dashnor Sula e quajten te turpshme nje ndryshim te tille, kur kreret e institucioneve te tjera kerkojne shumice te cilesuar votash, per Presidentin lihet nje shumice e thjeshte. Ndersa per sa i perket ndryshimit te nenit 104 te Kushtetutes, qe flet per mocionin e besimit dhe mosbesimit ndaj Kryeministrit, anetaret e komisionit te ligjeve, pas shume debateve vendosen ta shtyjne diskutimin per diten e sotme.
Te vegjlit
Deputeti i LSI-se, Spartak Braho, braktisi dje qe ne fillim mbledhjen e komisionit te ligjeve. Duke deklaruar voten kunder ndaj gjithe propozimeve te PD-PS per te ndryshuar kushtetuten, Braho bojkotoi mbledhjen. Ndersa Spiro Peci, ndoqi zhvillimet e djeshme, por kundershtoi te gjithe paketen e partive te medha. Sipas tij, propozimet e sjella cenojne ligjin themeltar te shtetit. Pas mbledhjes se djeshme, dy relatoret e komisionit Fatmir Xhafa e Arenca Trashani do te mblidhen serish sot per te permiresuar amendamentet. Ceshtja me problematike do te jete ajo e mocioneve. Por jo pak debate do te haje dhe procedura e zgjedhjes se presidentit. Mbledhja e komisionit te ligjeve u zhvillua dje ne oren 19:00 pasdite.
Sali Shehu:
"Si mund te zgjidhet Presidenti i Republikes me nje shumice te thjeshte votash. Kjo eshte e pamundur. Pasi shume ligje te rendesishme apo dhe krere te institucioneve zgjidhen me nje shumice te cilesuar. Me 3/5 e votave ne Kuvend. Pse po beni ndryshime te tilla per Presidentin. Doni vetem qe t'i shpetoni zgjedhjeve te parakohshme me keto ndryshime qe po beni, por po bini ndesh me Kushtetuten".
Pal Dajci
"Jam dakord me kolegun Sali Shehu. Nuk duhet te lejohet qe Presidenti i Republikes te zgjidhet me shumice te thjeshte. Ose ta lini me shumice te cilesuar sic eshte tani, me 3/5 e votave. Ose duhet qe ta lini qe ai te zgjidhet nga populli. Nuk mund te lejoni qe kreu i shtetit te mund te votohet me shumice te thjeshte, pra 70+1. Kjo eshte absurde. Nuk mund te kaloje ne kete menyre".
Spiro Peci
"Une nuk e kuptoj se pse dy partite e medha, PD-PS, po kembengulin kaq fort t'i kalojne me emergjence keto ndryshime kushtetuese. Une deklaroj se jam kunder te gjithave dhe nuk e kuptoj pse pikerisht po percaktoni qe Presidenti i Republikes te zgjidhet me shumice te thjeshte. Eshte qesharake kjo qe po beni. Nuk duhet te nxitoheni ne kete menyre me Kushtetuten".