Begaj: Mundësi të barabarta dhe gjithëpërfshirje për personat me autizëm

Presidenti, Bajram Begaj, në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit mbi Autizmin, bëri thirrje për më shumë ndihmë, mbështetje, gjithëpërfshirje dhe mundësi të barabarta.
Kreu i Shtetit u shpreh se nevojitet më shumë dialog dhe bashkërendim i punës së institucioneve përgjegjëse për politika që i ndihmojnë ata.
Presidenti Begaj theksoi gjithashtu, se shoqëria duhet të mbështesë më shumë prindërit e fëmijëve me autizëm për të hequr pengesat që hasin, si dhe për të krijuar një mjedis pranues e pozitiv, ku ndihma të jetë fokusi kryesor.
Presidenca iu bashkua këtë 2 prill institucioneve në mbarë botën që ndriçohen me blu, ngjyrën simbol të kësaj ditë ndërgjegjësuese.
/rtsh.al/