Kongresi i UEFA-s në Beograd, votohen kandidatët për Komitetin Ekzekutiv

E tërë Europa do të ketë sytë nga Beogradi ditën e nesërme pasi UEFA mban në kryeqytetin e Serbisë, Kongresin e 49-të të Zakonshëm. Në këtë mbledhje do të votohet për të emëruar anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv.
a) Kandidatja e vetme femër në Komitetin Ekzekutiv (mandat 4-vjeçar):
1. Klaveness Lise, Norvegji
b) Kandidatët për shtatë vende në Komitetin Ekzekutiv (mandat 4-vjeçar):
1. Blanc Dominique, Zvicër
2. Gravina Gabriele*, Itali
3. Kulesza Cezary, Poloni
4. Kustić Marijan, Kroatia
5. Lahti Ari, Finlandë
6. Melikbekyan Armen, Armeni
7. Paauë Frank, Holandë
8. Pohlak Aivar, Estoni
9. Proença Pedro, Portugali
10. Quaderer Hugo, Lihtenshtein
11. Watzke Hans-Joachim*, Gjermani
* pretendentët për një mandat të dytë
c) Kandidatët për dy vende në Komitetin Ekzekutiv (mandat 2-vjeçar):
1. Ļašenko Vadims, Letoni
2. Louzán Abal Rafael, Spanjë
3. Shevchenko Andrii, Ukrainë
4. Vassallo Bjorn, Malta
5. Zuares Moshe, Izrael
Një tjetër temë delikate e Kongresit të 49-të do të jetë rikthimi Rusisë në kompeticionet evropiane. Por pritet që edhe nesër të mos ketë ndryshime thelbësore pasi Federata në fjalë do të rikthehet në momentin që s’do të ketë më luftë në Ukrainë.