E Hënë, 2 Nëntor 2026

Begaj: Vendi i Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB mbetet padrejtësisht bosh

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka bërë thirrje që Kosova të mbështetet në synimet te saj për t’u bërë anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, gjatë një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme.

Sipas tij, njohja e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetja për anëtarësimin e saj në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare “është akt drejtësie” dhe hap drejt konsolidimit të paqes në Ballkanin Perëndimor.

“Shteti më i ri në rajonin tonë, Republika e Kosovës, është gjithnjë e më shumë kontribuese në paqe, dialog dhe bashkëjetesë në Ballkanin Perëndimor. 17 vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ka treguar me vepra se është një anëtare e përgjegjshme e komunitetit ndërkombëtar, e përkushtuar ndaj paqes, stabilitetit dhe vlerave demokratike. Me institucione të forta dhe popullsi vitale, kontributi i saj në bashkëpunimin rajonal dhe me gjere është i pamohueshëm.

Megjithatë, vendi i Kosovës në këtë Asamble mbetet padrejtësisht bosh. Njohja e pavarësisë se Kosovës, mbeshtetja per anetaresimin e saj ne Kombet e Bashkuara dhe në organizatat e tjera nderkombetare është një akt drejtesie ndaj popullit të Kosovës, është një hap që forcon edhe më shumë paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe një kontribut në stabilitetin e Europës.” tha Begaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›