E Hënë, 2 Nëntor 2026

Begaj dekreton gjeneralmajorin Petrit Çuni komandant të Forcës Tokësore

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dekretoi sot disa ndryshime në drejtimin e FA-së.

Begaj dekretoi lirimin e gjeneralmajor Ilir Hasan Xhebexhia nga detyra e komandantit të Forcës Tokësore.

Në këtë detyrë, Kreu i Shtetit dekretoi emërimin e gjeneralmajor Petrit Pal Çuni.

Po ashtu, Presidenti Begaj dekretoi dhënien e gradës madhore “Kundëradmiral” për Kapitenin e Rangut të Parë Arsen Burhan Mullaj, me detyrë “Shef i Shtabit të Forcës Detare”.

/m.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›