E Enjte, 5 Nëntor 2026

Begaj dekreton ndryshimet në qeveri dhe në drejtimin e Kuvendit

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot ndryshimet në qeveri.

Në një njoftim të presidencës thuhet se, Presidenti i Republikës në zbatim të kompetencave të tij kushtetuese, mori në shqyrtim propozimin e Kryeministrit Edi Rama, të datës 28 korrik për shkarkimin dhe emërimin e disa ministrave.

Në përfundim të procedurës së shqyrtimit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot, shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, shkarkimin e ministrit të Financave, Ervin Mete si dhe shkarkimin e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Gjithashtu Presidenti Begaj dekretoi emërimin e Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, emërimin e Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu, emërimin e Ministrit të Financave, Petrit Malaj si dhe emërimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

1 nga 8

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›