E Hënë, 2 Nëntor 2026

Begaj homazhe për regjisorin Dhimitër Anagnosti: Arti i tij do të vazhdojë të magjepsë shqiptarët

TIRANË, 2 shtator/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Armanda Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë e homazheve për lamtumirën e fundit ndaj regjisorit dhe personalitetit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.

Kreu i shtetit vendosi një kurorë me lule pranë arkëmortit të Anagnostit dhe shprehu ngushëllime bashkëshortes së tij, aktores Roza Anagnosti, si edhe familjarëve.

Presidenti Begaj e cilësoi ndarjen nga jeta të regjisorit si shuarjen e një ylli nga plejada e artistëve të mëdhenj shqiptarë, duke theksuar se arti i tij do të vazhdojë të magjepsë shqiptarët edhe në brezat që vijnë.

Në shenjë respekti ndaj regjisorit Anagnosti, për ditën e zisë kombëtare, Institucioni i Presidentit uli këtë të martë flamurin kombëtar në gjysmë shtize.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›