IN MEMORIAM – 10 vite nga vdekja e Aylanit, simbolit të tragjedisë së emigrantëve

BODRUM, 2 shtator /ATSH-ANSA/ – Dhjetë vjet kanë kaluar që nga vdekja e Aylan Kurdit, refugjatit trevjeçar sirian që u mbyt më 2 shtator 2015, pranë plazhit të Bodrumit, një parajsë turistike turke.
Fotoja e trupit të tij, me fytyrën poshtë, mezi i prekur nga uji, me krahët e tij të varur dhe ende i veshur me bluzën e kuqe dhe pantallonat e shkurtra të errëta, me këpucët e lidhura, bëri xhiron e botës dhe preku ndërgjegjen e njerëzve.
Fotoja e atij trupi të vogël dhe delikat u bë virale në internet, e ripostuar pafundësisht në Twitter, një simbol i tragjedisë së emigrantëve dhe vendimit të medias për t’u përballur me të.
Pa asnjë sensacion, por edhe pa hipokrizi.
Edhe fytyra e oficerit turk tregon shumë, ndërsa ai e ngre me kujdes djalin trevjeçar nga bregu, shumë vonë për ta shpëtuar, por ende në kohë për një gjest të heshtur dhimbjeje./ /os/