E Hënë, 2 Nëntor 2026

Begaj liron nga detyra Mustafa Nanon si ambasador i Shqipërisë në Zvicër

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të Mustafa Nanos, si ambasador i Shqipërisë në Zvicër.

Me vendim të presidentit Begaj, Mustafa Nano nuk do të jetë më ambasador rezident në Zvicër dhe as Ambasador i Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident.

Ky vendim vjen pas dorëheqjes nga posti të Mustafa Nanos në dhjetor të 2024, ku lajmëroi se do të largohet nga posti për arsye personale.

Mustafa Nano u emërua si ambasador  në Zvicër në korrik të 2023, ndërsa paraqiti Letrat Kredenciale tek Presidenti i Konfederatës së Zvicrës, Alain Berset.

Aktualisht Zvicra është pa ambasador shqiptar dhe ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Mustafa Nanon.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›