E Hënë, 2 Nëntor 2026

Elisa Spiropali: 21 Janari, krim shtetëror

Duke folur në 105-vjetorin e parlamentarizmit shqiptar kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka kujtuar ndërkohë edhe 14-vjetorin e tragjedisë së 21 janarit.

Ajo theksoi se ky ishte një episod tragjik në historinë e Shqipërisë gjë të cilën sipas Spiropalit, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut e konsideroi si një krim shtetëror.

Spiropali vuri në dukje teksa Shqipëria përkujton me krenari përvjetorët e parlamentarizmit shqiptar përkujton me indinjatë 4 të vrarët më 21 janar.

“Një episod tragjik dhe i errët që u vendos nga Gjykata Europiane e të drejtave të Njeriut që ishte një krim shtetëror që ishin vrasjet në 21 janar 2011, sot është dita e përkujtimit të tyre dhe pikërisht në përvjetorin e 91 të krijimit të parlamentit të parë shqiptar. Për fat të keq, kemi çdo 21 janar që përveç ditës së parlamentarizmit të cilën e kujtojmë me krenari legjitime, përkujtojmë me indinjatë edhe 4 të vrarë të pafajshëm”, u shpreh Spiropali.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›