E Martë, 3 Nëntor 2026

Begaj në Sofje, takime me përfaqësues politikë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

TIRANË, 5 prill /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ishte në Sofje të Bullgarisë ku mori pjesë në takimin e nivelit të lartë “The Aqaba Process Balkans Forum III”, që bashkëorganizohet nga Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev dhe Mbreti i Jordanisë Abdullah II.

Gjatë qëndrimit në Bullgari Begaj zhvilloi takime me përfaqësues të faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

“Në samitin “The Aqaba Process Balkans Forum III”,  në nisje e në kthim, nuk mund të mungonin takimet me përfaqësues të faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, të përkushtuar ndaj integrimit evropian dhe NATO-s”, shkroi Begaj në një postim në rrjetet sociale.

Presidenti Begaj iu bashkua në këtë samit, liderëve shtetërorë, përfaqësuesve të qeverive dhe institucioneve që janë pjesë e “Procesit të Aqaba”-s të cilët diskutuan për çështjet e sigurisë në Ballkan.

Presidenti Begaj mbajti një fjalim të posaçëm në këtë forum. Pjesë e agjendës së Presidentit Begaj, ishin edhe takimet e veçanta me homologë të tij. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›