Begaj pret ambasadorin e parë të Indisë: Rivendosja e misioneve diplomatike rrit shkëmbimet dypalëshe

TIRANË, 29 janar/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj priti sot në takim ambasadorin e parë të Indisë në Shqipëri, Ravindra Prasad Jaiswal.
Presidenti Begaj shprehu kënaqësinë për hapjen e ambasadës në Tiranë dhe bindjen se brenda këtij viti do të kemi edhe rihapjen e ambasadës sonë në New Delhi.
Begaj theksoi se marrëdhëniet historike midis dy vendeve, pavarësisht distancës së largët, lidhen shpirtërisht nga Shën Tereza.
Kreu i Shtetit shprehu besimin se rivendosja e misioneve diplomatike të ndërsjella do të rrisë shkëmbimet dypalëshe në të gjitha fushat dhe përpjekjet e koordinuara për çështje rajonale e globale.
1 nga 2/m.m/j.p/