Transporti i pasagjerëve me linja ajrore, rritje me 26,2%

TIRANË, 29 janar/ATSH/ Në tremujorin e katërt të vitit 2024, kanë udhëtuar me linja ajrore 2385329 pasagjerë nga 1890085 pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar rritje me 26,2 %.
Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, volumi i mallrave, duke përfshirë postën, të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 625,1 tonë, nga të cilat 79,8 % janë mallra të hyrë dhe 20,2 % janë mallra të dalë.
Krahasuar me tremujorin e katërt 2023, volumi i mallrave paraqitet me rritje 21,3 %.
Në transportin ajror gjatë tremujorit të katërt 2024 kanë operuar 18 shoqëri ajrore, nga këto 17 janë shoqëri të huaja dhe 1 shoqëri shqiptare.
Në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 82.642 avionë, nga të cilët 81,8 % të tyre e zë numri i mbikalimeve. /j.p/
