E Hënë, 2 Nëntor 2026

Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, ja kush do e zëvendësojë. Gradim edhe në Forcën Detare (EMRAT)

Presidenti Bajram Begaj, ka firmosur këtë të martë tre dekrete në lidhje me drejtimin e strukturave të Forcave të Armatosura.

Presidenti dekretoi sot lirimin e Gjeneral Major Ilir Hasan Xhebexhia nga detyra e Komandantit të Forcës Tokësore.

Po ashtu ai dekretoi emërimin e Gjeneral Major Petrit Pal Çuni në detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore.

Begaj dekretoi dhe dhënien e gradës madhore “Kundëradmiral” për Kapitenin e Rangut të Parë Arsen Burhan Mullaj, me detyrë “Shef i Shtabit të Forcës Detare”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›