Tradita e Betlehemit në Shkodër, ritual i përvitshëm që Gjon Stefa e ruajti edhe kur ishte i ndaluar

Në prag të festave të fund vitit, Betlehemi mbetet një nga simbolet më domethënëse të Krishtlindjes. Për Gjon Stefën ndërtimi i Betlehemit në shtëpinë e tij është një ritual i ruajtur për dekada. Edhe kur besimi ishte i ndaluar ai e ndërtonte fshehtas në përmasa të vogla duke ruajtur kuptimin dhe emocionin e festës.
“Unë Betlehemin e kam nisur që në fëmijëri dhe e kemi bërë duke improvizuar me duart tona, por jo në mënyrë demostrative por të fshehur në një dhomë”, u shpreh ai.
Gjon Stefa i afrohet Betlehemit si një krijim që bashkon përvojën profesionale me dimensionin shpirtëror.
Betlehemi i shtëpisë është një vepër artistike që lë pyetje për vazhdimësinë. Betlehemi i ndërtuar në shtëpinë e Gjon Stefës vijon të ruajë të njëjtin kuptim prej dekadash. Një rit i përvitshëm që ruan besimin dhe vazhdimësinë e traditës.
Gazetare: B. Cina
/rtsh.al/