E Hënë, 2 Nëntor 2026

Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane: Nxisim paqen dhe bashkëjetesën kulturore

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane, Sh. T. Dr. Mohammad bin Abdul Karim Al-Issa. Gjatë këtij takimi, u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe kontributi i rëndësishëm që Liga Botërore Myslimane ka ofruar për Shqipërinë.

Presidenti Begaj u shpreh për thellim të bashkëpunimit të të gjitha fushave, duke siguruar një ndërveprim sistematik institucional midis Shqipërisë dhe të gjithë Ligës Botërore Myslimane.

Presidenti i Republikës përgëzoi Dr. Mohammad bin Abdul Karim Al-Issa për lidershipin në Ligën Botërore Myslimane, duke inkurajuar paqen dhe bashkëjetesën, duke ofruar ndihmë humanitare, duke nxitur dialogun me të gjitha kulturat dhe duke luftuar ekstremizmin përmes mesazhit për moderim e drejtësi.

Shqipëria, theksoi Begaj, vlerëson përpjekjet e Ligës Arabe për partneritet me aktorët ndërkombëtarë në adresimin e krizave humanitare.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›