E Diel, 1 Nëntor 2026

Begaj takim nesër me krerët e komuniteteve fetare

Presidenti Bajram Begaj, do të zhvillojë nesër, një takim me krerët e komuniteteve fetare në vend.

Takimi pritet të mbahet në orën 12:00.

Kujtojmë se përfaqësuesit e komuniteteve fetare kanë reaguar më herët për situatën e krijuar, duke bërë thirrje për paqe, dialog dhe përgjegjshmëri.

Në deklaratën e përbashkët të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, ata dënuan dhunën dhe shkatërrimin e pronës publike e private.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›